Pranuan gjykim të shkurtuar për Dritan Dajtin, SPAK pushon hetimet për 3 gjyqtarët

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka vendosur pushimin e çështjes penale ndaj tre gjyqtarëve që pranuan gjykimin e shkurtuar për Dritan Dajtin duke e kthyer dënimin e përjetshëm me 25 vite burgim.

Prokuroria e Posaçme argumenton se nuk ka fakte për kryerjen e veprës penale nga 3 gjyqtarët.

Tre gjyqtarët Petrit Aliaj, Skënder Damini dhe Aleks Nikolli u hetuan pas dyshimeve për korrupsion.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dritan Dajti i akuzuar për vrasjen e 4 policëve në vitin 2009 i shpëtoi burgimit të përjetshëm kur Apeli i Krimeve të Rënda me këtë trupë gjykuese pranoi gjykimin e shkurtuar dhe e dënoi me 25 vite burg.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?