Pranvera Gjika dhe Erjona Troplini dalin para gjykatës

Pranvera Gjika dhe Erjona Troplini, dy nga shtetaset shqiptare të përfshira në hetimet e prokurorisë për rastin “Becchetti”, janë paraqitur sot para gjykatës, për t’u njohur me masën e sigurisë. Për Gjikën, e cila është drejtoresha e një banke të nivelit të dytë, përmes së cilës është kryer një transfertë prej 80 mijë eurosh në emër të Becchettit, gjykata ka vendosur masën “detyrim paraqitje”, ndërsa për financieren Troplini, është caktuar masa “arrest shtëpie”. Këto masa të buta janë dhënë për shkak se dy të pandehurat, janë nëna të dy foshnjeve. Avokati mbrojtës i Troplinit, ish-kryeprokurori, Theodhori Sollaku, tha se prokuroria nuk është në gjendje të provojë akuzat e pastrimit të parave.

SHKARKO APP