Prapaskenat e arrestimit: Shullazi po e priste policinë

Emiljano Shullazi ka pritur policinë në një lokal në Rrugën e Kavajës dhe është kujdesur të mos kishte asnjë send me vete, madje as telefon celular. Por “surpriza” erdhi pas takimit të Prokurorit të Përgjithshëm me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, të cilit ju komunikua se Shullazi ishte nën hetim prej 4 muajsh nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për disa gjobëvënie.

Nuk ndodh shpesh që një diplomat i huaj të përmendi me emër një të dyshuar për krime të rënda.

Por kjo ndodhi në Shqipëri me ambasadorin amerikan Donald Lu, i cili në një takim me prokurorët më 17 tetor të vitit të shkuar, e përmendi Shullazin me emër.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Persona si trafikanti i dënuar për drogë, Emiljano Shullazi që është akuzuar haptazi nga mediat për trafik të narkotikëve dhe vrasje, por nuk është çuar para drejtësisë”, tha Donald Lu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas kësaj deklarate prokuroria duket se e mori mesazhin duke nisur një hetim ndaj Emiljano Shullazit për disa raste gjobëvëniesh në Tiranë dhe Durrës.

Ndërsa policia e kompleksuar nga një deklaratë e ish-kryeministrit Berisha se Shullazi kishte kërcënuar me jetën e djalit kandidatin për Rektor në zgjedhjet që do zhvillohen më 20 prill, shoqëroi të dyshuarin pasditen e së shtunës.

Zyrtarisht, policia tha se Shullazi u kap në dalje të banesës së tij, në zonën e ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë.

Gjatë shoqërimit, po zyrtarisht, thuhet se ai nuk kishte me vete asnjë send të paligjshëm, madje as telefon celular.

Por burime të rezervuara pohojnë se Shullazi ka qenë duke pritur policinë në një lokal në Rrugën e Kavajës, zonë kjo e njohur si bastion i tij.

Ai ishte kujdesuar që të mos kishte asgjë me vete, madje as në banesën ku policia ushtroi kontroll.

Por shoqërimi i Shullazit u shfrytëzua nga Prokuroria, e cila kishte më shumë se katër muaj që hetonte personazhin e shumëpërfolur për lidhje me botën e krimit.

Pas shoqërimit, policia ju tha gazetarëve se Emiljano Shullazi ishte shoqëruar për t’u marrë në pyetje pas akuzave të ish-kryeministrit Berisha se ai kishte kërcënuar kandidatin për Rektor.

I pyetur për këtë ngjarje ai ka mohuar qetësisht akuzën, duke treguar me detaje itinerarin e ditës së shtunë deri në momentin e shoqërimit.

Ai ka dhënë detaje për lëvizjet gjatë ditës së shtunë, ndërkohë që ngjarja e pretenduar mendohet se ka ndodhur dy ditë më parë, të enjten.

Gjatë kësaj kohe, miq të shumtë të Shullazit qëndronin pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë, pasi mediat kishin raportuar informacione nga burime të policisë se i dyshuari do të lirohej pas rreth 30 minutash.

Por gjithçka ndryshoi kur Prokurori i Përgjithshëm thirri në një takim urgjent drejtuesit e Prokurorisë së Tiranës dhe Krimeve të Rënda, si dhe Drejtorin e Policisë së Shtetit.

E teksa mbështetësit prisnin lirimin e Shullazit, pak para mesnatës në ambientet e drejtorisë së policisë Tiranë ka mbërritur profesor Mynyr Koni, i cili ka dhënë sqarime për ngjarjen.

Ai ka deklaruar se është kërcënuar për t’u tërhequr nga gara për rektor, ku përballë ka kandidaten tjetër, zonjën Klodeta Dibra, e cila është anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës, si përfaqësuese e Partisë Socialiste.

Koni nuk ka qenë në gjendje të tregojë se cili ishte personi që e kishte kërcënuar, pasi ai nuk e njihte këtë shtetas.

Në mesnatë, një oficer i Prokurorisë për Krime të Rënda u dorëzoi uniformave të policisë urdhrat e ndalimit për Shullazin dhe mikun e tij me të njëjtën mbiemër, si edhe për personin e konsideruar si krahu i djathtë i tij, Gilmando Dani.

Ndaj tyre, krahas kërcënimit drejtuar profesor Konit, janë krijuar dyshime si të përfshirë në gjobëvënie dhe shpërthime me tritol.

Në një njoftim të shkurtër për mediat shpërndarë ditën e djeshme, policia e Tiranës tha se ka ekzekutuar urdhrin e ndalimit të prokurorisë për shtetasit Emiljano Shullazi, Blerim Shullazi dhe Gilmando Dani.

Ata po hetohen nga prokuroria e Krimeve të Rënda për disa gjobëvënie në qytete të ndryshe të Shqipërisë, shpërthime me eksploziv, mbajtje pa leje të armëve dhe grup të strukturuar kriminal.

MAPO

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?