Prapë djegie makinash natën në Tiranë

Katër automjete janë djegur në kryeqytet mbrëmjen e kaluar.Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Agim Qarri” rreth orës 2:20. Policia dhe forcat zjarrfikëse shkuan në vendngjarje.

Dyshimet e pars janë se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme, sidoqoftë hetimet pritet të zbardhin më shumë.Ngjarja vjen pak ditë pasi një vajzë u vuri flakën makinave të babait të ish të dashurit të saj.

Mes automjeteve ka edhe nga ato që janë shkrumbuar pothuajse plotësisht. Policia ka nisur hetimet për këtë rast, ndërsa të dhënat e para flasin për një zjarrvënie të qëllimshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më poshtë reagimi zyrtar i policisë për ngjarjen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më datë 16.04.2016, rreth orës 02:40 në Unazë të Re, në afërsi të hotel “Roland”, janë djegur disa mjete.

Si pasojë e zjarrit janë djegur plotësisht mjetet “Nissan” dhe “Opel”, në pronësi të shtetases A. A., 32 vjeçe, banuese në Tiranë, si dhe janë dëmtuar pjesërisht mjetet tip “Mercedes Benz” dhe “Skoda”, të parkuara pranë tyre.

Autori i dyshuar për këtë ngjarje është shtetasi O. M., 27 vjeç, banues në Tiranë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë nr 6, po punojnë për shoqërimin e këtij shtetasi.

Shtetasi O. M., ka qënë i fejuari i motrës së shtetases A. A., me të cilën ka një konflikt prej disa kohësh. Objektivi i këtij shtetasi kanë qënë shkatërrimi i automjetit të shtetases A. A., dhe të bashkëshortit të saj, dy mjetet e tjera të përfshira në dëmtim ka ardhur si pasojë e përhapjes së flakëve.

Materialet hetimore u referuan  në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale, “Shkatërrim i pronës me zjarr” parashikuar nga Neni 151 i Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?