Prapë kontrata të reja me OSHEE

Janë të shumtë qytetarët që këto ditë kanë pritur në rradhë, për orë të tëra, në Zyrat e Kujdesit ndaj Klientit, të OSHEE-së.

Shkak është bërë nevoja për nënshkrimin e kontratave të reja, deri në datën 31 janar. Në rast të kundërt, sipas punonjësve të OSHEE-së, do të paguhen 20 mijë lekë të reja. Fjala eshte per ata qe kane kontrata provizore.

OSHEE njoftoi se ka zgjatur afatin përtej 31 janarit, duke parë dyndjet e mëdha të qytetarëve në sportelet e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkak për radhët e gjata janë bërë një sërë dokumentash që kërkohen nga qytetarët, mes të cilave edhe fotografi të shumta.

Swiss Digital Mobile Reklama

DOKUMENTET PËR TË LIDHUR KONTRATËN
PËR ABONENTËT FAMILJARË
1. Kopje e formularit për përditësimin e të dhënave.
2. Kopje e deklaratës për çlirimin e përgjegjësisë.
3. Kopje e librezës ose faturës së fundit
4. Kopje e kartës së identitetit të mbajtësit të kontratës.
5. Kopje e certifikatës familjare.
6. Foto e matësit(nëse ka matës të instaluar)
7. Foto e objektit.
8. Kopje e dokumentit të pronësisë së objektit.
PËR ABONENTËT PRIVAT
1. Kopje e formularit për përditësimin e të dhënave.
2. Kopje e deklaratës për çlirimin e përgjegjësisë.
3. Kopje e librezës, ose faturës së fundit.
4. Kopje e QKR dhe NIPT.
5. Kopje e kartës së identitetit të administratorit.
6. Kopje e dokumentit të pronësisë së objektit.
7. Kopje e projektit elektrik.
8. Në rast se mbajtësi i kontratës ka marrë ambientin me qira, kopje e kontratës së qerasë, bashkangjitur dhe dokumenti i pronësisë së objektit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?