Prapë në Gjermani, makina godet turmën në Mannheim, një i vdekur dhe disa të lënduar

Një person humbi jetën dhe disa të tjerë u plagoson pasi një makinë mori përpara turmën e njerëzve në qytetin Mannheim të Gjermanisë, të hënën, njoftoi zëdhënësi i policisë, duke shtuar se autori i dyshuar për ngjarjen është arrestuar.

Zyrtari tha se nuk është e qartë nëse ka edhe të tjerë persona të përfshirë në incident. Policia i ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi.

Incidenti ndodhi ndërsa njerëzit ishin grumbulluar për të festuar sezonin e karnavaleve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Siguria ka qenë shqetësim kryesor në Gjermani pas një sërë sulmesh të dhunshme gjatë javëve të fundit, përfshirë goditjet vdekjeprurëse me makinë, në Magderburg në dhjetor dhe në Mynih muajin e shkuar dhe një sulm me thikë në Mannheim në maj të 2024.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia ishte në gjendje të gatishmërisë të lartë për paradën e karnavaleve të këtij viti pasi në llogari të ndryshme të mediave sociale të lidhura me grupin militant Shteti Islamik bëhej thirrje për sulme në aktivitetet në qytetet Cologne dhe Nuremberg./VOA/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?