Prapë tritol në Fushë-Krujë

 

Shpërthimet me lëndë eksplozive janë rikthyer në vend.

Kështu, në orët e para të mëngjesit të sotëm, në një pikë karburanti në Fushë-Krujë mësohet se është vendosur një sasi eksplozivi dhe si pasojë e shpërthimit është shkatërruar i tërë objekti, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Sipas informacioneve të para, policia ka zbuluar se shpërthimi u shkaktua nga një sasi prej 200 gramësh eksploziv, teksa pika e furnizimit ishte në pronësi të shtetasit Zyhdi Çela.

Po ashtu, veç objektit janë dëmtuar dhe disa automjete që ishin aty pranë. 

SHKARKO APP