Preç Zogaj: Nëse them emrat kryesorë të krimit, më vënë tritol

Analisti Preç Zogaj tha sot në emisionin “Opinion” se mazhoranca aktuale nuk ka goditur emrat kryesorë të krimit. Zogaj u shpreh  se disa nga operacionet kryesore kudër trafiqeve, si Lazarati dhe Xibraka, nuk kanë goditur personat që drejtojnë realisht trafiqet. Lidhur me kapjen e bandës në Xibrakë, Zogaj u shpreh se hetimi nuk ishte meritë e policisë shqiptare, por e autoriteteve gjermane.

“Unë them nuk janë goditur emrat. Jo thoni cilët janë emrat? Unë emrat mund ti them, por kam hall se më vënë tritol”,- tha Zogaj

SHKARKO APP