Preç Zogaj kundër Berishës dhe pro SPAK

Analisti Preç Zogaj komenton akuzat e SPAK-ut ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Për të drejtësia është në rrugë për t’u kthyer në shtëpi, ndërsa shtoi se disa politikanë VIP kërkojnë që ta mbajnë në mal. Ai po ashtu tha edhe se Sali Berisha nuk mund ta shmangë drejtësinë.

”Drejtësia, akuza dhe mbrojtja janë gjithmonë në skajet e litarit, që janë përballë. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që të tre jenë të një mendje. Është një palë e tretë që dëgjon të dyja palët kundërshtare dhe vendos. Kjo është drejtësia, ndaj zoti Berisha bën diçka që nuk e ka bërë kush, por nuk mund ta vazhdojë. Nuk mund të shmangë drejtësinë, pasi është fundi i drejtësisë. 

Drejtësia është në rrugë për t’u kthyer në shtëpi, këta duan ta mbajnë në mal akoma. Si mund të pengohet drejtësia? Nuk mund të pengohet drejtësia. Vetë Rama është nën akuza të njëpasnjëshme. Drejtësia e re, duke pasur mbështetje të fortë nga SHBA dhe BE, po bën atë që s’kanë bërë në 30 vite, po akuzojnë zyrtarë të lartë dhe ky është misioni i tyre. Sali Berisha dhe njerëzit e tij morën dhe burgosën Fatos Nanon. Arrestimi i tij u quajt politik dhe Nano mori pafajësinë në gjykatë.

Që prej asaj ditë vijon të jetë besëlidhja e madhe e kastës politike plurale për të mos e lejuar drejtësinë të hetojë në sfera të larta. I ka ardhur radha Berishës për t’u akuzuar. Ne çdo ditë dëgjojmë zyrtarë të lartë që akuzohen. Grupi që drejton Berisha kanë qenë kundër SPAK dhe kanë ndjerë se po shkohet drejta aferave të tyre. Vetëm këta ngrihen sikur po bëhet nami. Ka vetëm një gjë esenciale, që ish-kryeministri i quan akuzat si trillime, por duhet të shkojë në gjykatë” –thotë Zogaj, duke aluduar se Berisha duhet të përgjigjet para drejtësisë.

SHKARKO APP