Preçi: Qeveria të heqë dorë nga shashkat, me çdo qindarkë të buxhetit të mbështesë biznesin dhe punësimin

Në një intervistë për Ora News, eksperti i ekonomisë Zef Preçi, tha se shembja e Teatrit Kombëtar nuk ishte një përparësi në këto momente. Sipas tij, sot është e rëndësishme që qeveria të mbështesë biznesin dhe të reduktojë papunësinë e shkaktuar nga kriza ekonomike.

Zef Preçi: ”Kjo që po ndodh te ne nuk ka lidhje me nevojat e zhvillimit dhe përparsitë zhvillimore të qytetit të Tiranës. Nuk ka lidhje me zhvillimin në tërësi të Republikës. Është një gjë e dobishme në kohë të qetë. Sot është shumë e rëndësishme që qeveria të mbështesë me garanci buxhetore, të mbështesë me çdo mjet vazhdimin e aktivitetit të biznesit, të mbështesë reduktimin e papunësisë, të mbështesë mbulimin e nevojave më të domosdoshme të jetesës, duke filluar me bukën e përditshme. Me familjet që janë dëmtuar nga kriza, dhe jo me shkatërrime që janë demonstrim force, kënaqje e interesave individuale dhe përgatitje e terrenit për tu marrë përsëri me vahzdimin e skemës grabitëse të oligarkisë mbi gjithçka publike.”

Preçi mendon se qeveria duhet të heqë dorë nga shashkat për teatrin dhe dhe të çojë çdo qindarkë e buxhetit për të mbështetur bizneset dhe punësimin.

Zef Preçi: ”Për fat të keq kriza është prezente edhe pa pasur tërmetin e 26 nëntorin dhe pandeminë. Pasoja e parë dhe më e dëmshme e kësaj krize është humbja e vendeve të punës, që do të thotë se njerëzit nuk marrin rroga ose marrin pagëne luftës që është një ndihmë ekonomike në kufijtë e mbijetesës. Ka rënë menjëherë fuqia blerëse. Nëse shikoni të dhënat e importit dhe eksportit, për 4 mujorin e 2020 kemi rënie me 44% të eksporteve kryesisht të fasoneve, dhe rënie me 18% të importeve. Do të thotë që importohet 1/5 më pak se një vit më parë dhe eksportohet 2/5 më pak. Humbja e vendeve të punës si pasoja kryesore e kësaj krize shoqërohet me një përkeqësim në vazhdimësi. Është më mirë që qeveria të heqë dorë nga shashkat për teatrin dhe të dhe të kthehet te nevoja e riorganizimit të buxhetit. Çdo qindarkë duhet të shkojë për të mbështetur bizneset dhe punësimit. Çdo lek që është premtuar për rindërtimin të mund të hidhen në qarkullim, në mënyrë që njerëzit që presin të strehohen në bazë të këtyre programve të mund të strehohen.”

SHKARKO APP