Prefekti i Elbasanit mbledh task-forcën kundër drogës. Qato: Luftë pa kompromis

Prefekti i Elbasanit Maksim Malaj mbledh Task Forcën Vendore kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës. Drejtori i Policisë së Elbasanit Altin Qato tha se do të ketë luftë pa kompromis kundër kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve.

Elbasan prefekti (1)

Në tryezë u dhanë edhe shifra për operacionet kundër drogës.
“Gjatë 2017-ës u zbuluan 10 raste kultivimi të narkotikeve dhe qarku Elbasan ka pasur një sipërfaqe të papërfillshme të mbjellë me kanabis dhe është një nga qarqet më pak i prekur nga kanabizimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe rastet e zbuluara nga kultivimi rezultuan se kishin shfrytëzuar në 87% të rasteve tokat publike. Elbasani mbetet qark me risk të ulët në kultivimin e narkotikëve. Megjithatë edhe në bashkitë e qarkut Elbasan ka zona të preferuara nga grupet kriminale për t’i shfrytëzuar për kultivimin e bimëve narkotike. Për t’i dhënë fund kultivimit policia kërkon ndihmën e të gjitha strukturave shtetërore”, deklaroi Qato.

Swiss Digital Mobile Reklama

Elbasan prefekti (3)

Josif Shtëmbari, Përfaqësues i DPP tha se duhet të shkëputemi njëherë e përgjithmonë nga fenomeni i kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve. “Gjatë 2017 u arritën rezultate spektakolare në luftën kundër këtij fenomeni”, deklaroi Shtëmbari.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?