Prefekti i Fierit: Janë djegur 7 mijë rrënjë ulliri dhe shumë pemë frutore. Sollën dëme ekonomike te banorët

Prefekti i Fierit, Baki Bala ka bërë bilancin e zjarreve në zonën e Fierit, ku tregon se zona e Cakranit dhe Çorrush ishin më problematiket pasi rrezikoheshin banesat. Zjarret u vunë në kontroll, por sipas prefektit dëmi ekonomi i banorëve është i madh dhe se dëmshpërblimi i tyre është një problem që i takon bashkisë. Bala tha se zjarret dogjën 7000 rrënjë ulliri dhe shumë pemë frutore.

Në lidhje me zjarrëfikesët dhe punë e tyre, prefekti tha se ato nuk kanë as kushtet minimale dhe se kanë punuar në kushte tepër të vështira. Sipas prefektit fillimisht u ndërhy nga ajri dhe toka aty ku kishte rrezik të banesave dhe më pas në pyjet dhe bimësinë e zonës.

Për zjarrëvëniet në Fier janë arrestuar 4 persona dhe 3 po hetohen në gjendje të lirë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?