Prej 10 ditësh asnjë gjurmë, zhduket shqiptari në Greqi

Prej 10 ditësh zhduket shqiptari në Greqi. Familja dhe policia greke janë në kërkim të shtetasit Andon Gogo.

I zhdukuri është Andon Gogo, 56 vjeç nga Shqipëria i cili prej kohësh jeton me familjen Greqi.

Medit greke bëjnë me dije se për herë të fundit e ka parë një i afërm i tij në Ano Kypseli, Athinë, i cili ka deklaruar se Andoni ishte i zbathur dhe i zhveshur nga mesi e lart.

Swiss Digital Desktop Reklama

Familja nuk ka asnjë dyshim në lidhje me arsyen e zhdukjes së tij apo edhe mbi personat që mund të jenë përgjegjës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Andon Gogo është 56 vjeç dhe 1.76 m i gjatë. Ai ka probleme shëndetësore. Veshur ka pasur vetëm një palë pantallona të zeza të shkurtra.

Nëse dikush e gjen është i lutur të njoftojë më Silver Alert 24 orë në 24 ose në linjën SOS në numrin 1065.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?