Prej 3 javësh tek Infektivi, humb jetën nga COVID-19 në moshë të re mësuesi pogradecar, zbardhet ku u infektua
Një lajm i hidhur vjen nga Infektivi, ku bëhet me dije se ka ndërruar jetë si pasojë e Covid 19 një mësues nga Pogradeci.
Burimet thonë se 47 vjeçari ishte prej tre javësh i intubuar në spitalin infektiv në Tiranë, ku dhe ka ndërruar jetë.
Viktima është Leonard Xhemollari, 44-vjeç, mësues në fshatin Hudenisht. Viktima ishte infektuar me virusin e rëndë në Ohër, teksa ishte me pushime.
44-vjeçari kishte rezultuar pozitiv tri javë më parë dhe ishte shtruar në Spitalin Infektiv, ndonëse nuk kishte sëmundje të tjera, ndërsa sot mësohet se e ka humbur betejën me Covid-19.