Prej 5 vitesh, asnjë maturantë me 10-ta absolute

Që prej vitit 2015-të, asnjë maturant nuk ka mundur të përfundojë gjimnazin me notën 10 absolute. Të paktën kështu rezultoi pas kërkimeve të bëra nga Faktoje.al. Këtë vit, nga 35 mijë maturantë, vetëm 12 janë vlerësuar me notën 9.8 dhe mbi 5 mijë të tjerë nuk kanë arritur të marrin notën kaluese në provim. Për t’u trishtuar është fakti se nga të gjithë ata që ju nënshtruan provimeve, s’pati asnjë të vetëm që të vlerësohej me notën 10 në të gjitha lëndët. Më të mirët, rezultuan 12 prej tyre që arritën një mesatare 9.8 në provime, 4 prej të cilëve ishin nga Tirana.

Sipas Faktoje.al, në 5 vitet e fundit, nuk ka më nxënës të ekselencës dhe e kemi fjalën për ata që vlerësohen në të gjitha lëndët me notën maksimale. Por cilat janë shkaqet e këtij fenomeni?

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga arsimtarët e intervistuar u tha se janë disa faktorë që ndikojnë në reszultatet e nxënësve, por më kryesorja është niveli i ulët i arsimtarëve të rinj, të cilat hasin probleme me kurikulën që studiojnë në fakultet. ”Kurrikula e re, nuk ndihmon në rritjen e cilësisë por në rënien e saj. Le të marrim lëndën e matematikës. Specialistët e kësaj lënde, thonë se nxënësit që përfundojnë sot gjimnazet, nuk mund të vijojnë dot as ekonomikun, pasi dijet e marra në matematikën e gjimnazit janë të niveleve të ulëta. Gjuha dhe Letërsia u ndanë. Dhe ndoshta u bë shumë mirë, por në rezultatet e nxënësve ky ndryshim nuk ka treguar impakt pozitiv”,-u shpreh arsimtari, Ndriçim Mehmeti për Faktoje.al.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?