Prej katër ditësh mes të ftohtit në Kakavijë, emigranti: Nuk pranojmë të shkojmë në hotele si turistë, s’kemi para!

15 emigrantë shqiptarë që gjenden prej 4 ditësh të bllokuar në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, në një komunikim që kanë pasur me Fax news, janë shprehur se po kalojnë momente të vështira në mes të ftohtit dhe të paushqyer.

Zotëria, i cili është nga Shkodra, tregon se kishte shkuar me pasaportë në Greqi, dhe nuk mund të pranojë të qendrojë në hotel me të ardhurat e tij, pasi nuk mund ta përballojë.

Ai i bën thirrje presidentit dhe avokatit të popullit që të reagojnë, pasi gjendja e tyre ka nisur që të rëndohet ndjeshëm.

“Jemi një grup emigrantësh që kemi 4 ditë të bllokuar në doganën e Kakavijës, këta duan që të na çojnë disa hotele, që ne nuk duam të shkojmë, pasi jaë me shpenzimet tona.

Ne nuk kemi ardhur për turizëm këtu, duam që të na çojnë në shtëpitë tona, ne duam që këtë apel ta dëgjoj edhe presidenti. Jemi 15 emigrantë që kemi mbetur këtu, kemi qenë me pasaportë për 3 muaj, nuk kemi dokumente.

Këtu ka persona grekë që vijnë nga Shqipëria dhe nuk i pengon askush, u japin vetëm një formular që duhet të qendrojnë për 14 ditë në shtëpitë e tyre. Netët kanë qenë shumë të ftohta, jemi në qiell të hapur, as për të ngrënë nuk kemi.

Unë kam bërë kërkesë dhe në minsitri, për tu kthyer në shtëpinë time, dhe nuk na kanë dhënë asnjë përgjigje derimë tani.

Ne duhet të shkojmë në hotel, dhe të paguajmë edhe qendrimin edhe ushqimin. Hotelet janë në tokën shqiptare, dhe që janë selektuar nga ana e qeverisë, unë kërkoj të drejtën time, nuk dua që të shkoj në hotel 15 ditë, i bie që 20 mijë lekë të paguaj vetëm për qendrimin, plus ushqimi.

Ambasadës në rast se iu shkruan sot të kthejnë përgjigje pas dy ditësh, nuk na ka dhënë as zgjidhje as jo, kemi një të moshuar, të gjithë janë hallexhinj, i kanë familjet në Shqipëri”, u shpreh në një lidhje telefonike me Fax news emigranti.

Edhe pse është ngritur karantina e detyrueshme në zonën e Kavalishencës në Durrës, qeveria nuk ka ndërmend që ti çojë atje emigrantët që kanë mbetur në kufi, dhe iu ka kërkuar atyre që të strehohen në hotelet që ajo vendos, me paratë e tyre.

Një pjesë e mirë e qytetarëve janë detyruar që të kthehen mbrapsht, pasi ata që janë me letra të rregullta në Greqi, nuk do të lejohet të futen fare në kufirin shqiptar.

SHKARKO APP