Prej pasdites, Fushë-Kruja pa energji elektrike

Qyteti i Fushë Krujës është pa energji elektrike që prej pasdites së sotme për shkak një zjarri masiv që përfshiu nënstacionin elektrik.

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes përmes një njoftimi tha se po punohet për stabilizimin e situatës dhe për të vënë në punë një transformator të mbetur.

Transformatori mund të furnizojë zonën me energji me kufizime deri në riparimin e plotë të pasojave të zjarrit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkaq, që zjarri në nënstacionin elektrik të Fushë Krujës ka shkaktuar ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm edhe në rrethin bregdetar të Durrësit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?