Prej tre ditësh pa punë, tregtarët e orizit në Vlorë “thyejnë” karantinën, protestë para prefekturës
Tregtarët e tregut të orizit në Vlorë i cili u mbyll tre ditë më parë pasi AKU konstatoi se nuk përmbushte kriteret e higjienës, kanë dalë sot në një protestë përpara Prefekturës së Vlorës.
Ata thonë se mbyllja e tregur është e padrejtë dhe pretendojnë se i kanë respektuar të gjitha rregullat për mbajtjen e masave mbrojtëse.
Tregtarët kërkojnë që për parandalimin e problemeve të mundshme duhet të kishte pasur një ndërhyrje nga ana e bashkisë, për të mos çuar në mbylljen e tij./ abcnews.al