Preket nga Covid-19 kreu i Dhomës së Tregtisë, shtrohet tek Infektivi

Kreu i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka është prekur nga Covid-19. Mësohet se Jaka është shtruar te Infektivi nën kujdesin e mjekëve.

Fatkeqësisht, edhe në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë edhe 2 të prekur nga Covid-19 dhe se janë 64 raste të reja. Një paciente 78-vjeçare nga Tirana, e transferuar nga një spital jopublik, ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv, megjithë trajtimin intensiv në reanimacion dhe një pacient 83-vjeçar nga Durrësi, në terapi intensive, i cili vuante nga hipertensioni.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 15 raste në Tiranë, 13 në Krujë, 11 në Shkodër, 7 në Durrës, 4 në Lezhë, nga 3 raste në Kukës, Pukë, 2 në Kurbin, dhe nga 1 rast përkatësisht në Korçë, Elbasan, Vlorë, Berat, Mat dhe Pogradec.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?