Prekja e rinisë nga Covid-19/Fico: Mësim online, distancim social dhe mbajtja e maskës

Gjatë mbledhjes së Komitetit Teknik të Ekspertëve, shefja e ISHP-së, Albana Fico ka rekomanduar punën online, aty ku është e realizueshme. Për të respektimi i masave është parësor, kështu që çdo punë që mund të bëhet online, le të vazhdojë në atë mënyrë.

Nga ana tjetër, Fico shtoi se tre janë pika të rëndësishme, duke parë që është shtuar me shifra të larta prekja e të rinjëve nga Covid-19, e që janë: mësim online, distancim social dhe mbajtja e maskës.

”Fakti që marrja e vendimeve tejet të vështira për autoritetet ka të bëjë me faktin që ne kemi masa, respektimi i të cilave është parësor. I kemi provuar sa herë janë ndjekur, janë respektuar. Duhet të jemi të qartë që respektimi i masave, punës online aty ku duhet. Mësim online, distancim social dhe mbajtja e maskës”.

SHKARKO APP