Prekjet nga Covid-19, shumica vatra familjare

Kjo është dita e tretë që rastet e reja shkojnë mbi 1 mijë. Rritjen e ndjeshme të infektimeve të ditëve të fundit, epidemiologët e shohin më së shumti në vatra familjare, por nuk mungojnë bizneset dhe institucionet. ”Rastet janë shtuar goxha, grupmosha është relativisht e re. Më tepër janë raste të vatrave familjare. Edhe rastet e vatrave institucionale po ndiqen nga grupet e terrenit”.

Shumica e vatrave familjare janë në Tiranë, qytet i cili mban edhe numrin më të lartë të të infektuarve me afro 18 mijë raste aktive Covid-19. E ndjekur më pas nga Fieri me 3 mijë raste, Durrësi dhe Shkodra me afro 2 mijë raste. Epidemiologët thonë se nuk mungojnë edhe rastet e riinfektimit.

”Një rast mashkull ishte në moshën 45-vjeç, kurse një rast femër ishte 38-vjeç. Në muajin nëntor këta dy persona kishin rezultuar pozitivë. Si rasti i parë, ashtu edhe rasti i dytë kanë shfaqur përsëri simptoma të ngjashme me herën e parë, por e kalojnë më lehtë”. Sipas epidemiologëve rastet e riinfektimit kanë kaluar pa komplikacione të rënda dhe me simptoma të lehta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?