Premtimi i Ramës: Gjuha angleze do të mësohet që në klasë të parë

Këtë të martë, kryeministri Edi Rama i cili kërkon një mandat të tretë qeverisës, prezantoi programin për arsimin ku premtoi se një risi e re do të jetë futja e gjuhës angleze që në klasë të parë në të gjitha shkollat e vendit.

”Gjuha angleze do të fillohet të mësohet që nga klasa e parë. Fëmijëve do u jepen njohuri për ndërveprimet brenda saj. Qendra e parë është kjo e Tiranës qendrat e tjera do të ngrihen në Kukës, Shkodër Dibër. Çelim program kombëtar të arteve dhe zejeve. Për të ushtruar mendjen dhe duart.

Deri në 2025 të gjithë drejtuesit e shkollave do licensohen për të drejtuar një qendër komunitare ku mësimi aktivitetet kulturore komuniteti janë bashkë. Mandati i 3 do të sjellë fundin e mësimit me 2 turne për shkak të mungesës së klasave.

Edukimi Fizik që ne e rikthyem dhe sportet jashtë mësimit do të zënë një vend të rëndësishëm që nga klasa e parë deri në universitet. Kemi trashëguar një tjetër boshllëk të madh, shkollat u kthyer në kulla ku emërohej si kryerojë militantët që ngulnin flamurin e një partie apo të një partie tjetër. Nuk mjafton sepse të drejtosh një shkollë për Shqipërinë si e ardhmja jonë do të thotë shumë më tepër se kaq do të thotë të menaxhosh një sistem të një qendre parauniversitare”,-tha Rama.

SHKARKO APP