Premtimi nga Berisha: Do të ekstradoj Ramën në SHBA, pikë e programit tim
Sali Berisha thotë se do të ekstradojë kryeministrin Edi Ramën në SHBA, kjo sipas tij sapo ta kërkojë drejtësia amerikane për hetimet e McGonigal. Berisha theksoi se ekstradimi i Ramës në SHBA do të jetë pikë e programit të tij.
“Ekstradimi i Edi Ramës në SHBA sapo drejtësia amerikane do ta kërkojë për ta çiftuar me McGonigal. Ky do të jetë pikë e programit. Kim është një McGonigal me fustan. Me 100% ajo do jetë në hetim. I gjithë ekipi do i nënshtrohet hetimeve të rrepta.
I kam bërë thirrje inspektorit të përgjithshëm të SHBA dhe Kongresit të hetojnë aferat korruptive të McGonigal me fustan përfshi pronat e saj në Shqipëri. Ne programin tim shtohet një pikë ekstradimi i Ramës në procesin McGonigal”, tha Berisha.