Premtoi dëbimin e emigrantëve, Salvini jep lajmin e keq për të burgosurit shqiptarë

Tha se do deportonte të gjithë emigrantët pa letra, por nuk kishte folur akoma për emigrantët e burgosur.

Fjala është për Matteo Salvini, ministri i Brendshëm italian, i cili ka propozuar rikthimin në Shqipëri të të gjithë të burgosurve me kombësi shqiptare.

Salvini deklaroi: Ne do të kërkojmë marrëveshje me Rumaninë, Shqipërinë dhe Tunizinë për të dëbuar të burgosurit e huaj. Këto shtete janë ndër vendet kryesore të origjinës së kriminelëve në burgjet tona.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Në burgjet italiane përllogaritet se janë 2.478 shqiptarë, të cilët janë të tretët për nga numri i shtetasve të huaj. Po ashtu ky numër është sa gjysma e shqiptarëve që vuajnë dënimin në burgjet e shtetit tonë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse arrihet kjo marrëveshje, kostoja do ishte shumë e lartë pasi kapacitetet duhet të dyfishohen, ndërkohë që kapacitetet aktuale të burgjeve shqiptarë janë të pamjaftueshme dhe në kushte aspak të favorshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?