Prençi ”dorëzohet”: Të shpallet emergjenca në Shkodër
Pas thirrjeve të vazhdueshme të kryetares së Shkodrës, Voltana Ademi për të shpallur emergjencën civile, më në fund drejtori i emergjencave civile Shemsi Prençi, ka kuptuar se pas 20 ditëve të ripërmbytjeve, duhet të shpall emergjencën.
Ai kërkon nga mbledhja e shtabit të emergjencave të Shkodrës, të shpallet emergjenca e pjesshme civile. Ai ka kërkuar thirret prokurori i Shkodrës dhe të nisë një hetim i thelluar për rrugën që po zgjeron hartën e përmbytjes.
“Kërkoj që në këtë tryezë të thirret prokurori i Shkodrës dhe të nisë një hetim i thelluar. Investimi në rrugë e re të Velipojës është skandaloz. Të thirret në këtë tryezë edhe Benet Beci. Ajo rrugë po gropos punën tonë. Puna që po bëhet në atë rrugë po zgjeron hartën e përmbytjes. Ai investim nuk ka marrë parasysh atë që ka ndodhur në këtë zonë me përmbytjet e 2010-2011. Si mund të bëhet një investim i tillë në 2018. Do t’i drejtohem edhe vetë prokurorisë. Nuk mund të rri pa e thënë këtë gjë”,-tha Prençi.
KOHA JONË SONDAZH

