Prençi: Të gjithë strukturat shtetërore në gatishmëri të plotë

Kreu Emergjencave Civile, Shemsi Prençi garanton se të gjitha strukturat shtetërore janë në gatishmëri të plotë për të dhënë ndihmën e tyre.

I pranishëm në një emision televiziv, Prençi bënë të ditur se zonat veri lindore dhe juglindore janë më problematiket, pasi dhe temperaturat në këto rajone janë dhe më të ultat.

“Kemi lajmëruar banorët të ruajnë ushqim për vete dhe kafshët. Kemi ndërhyrë në zona të thella malore me ushqime dhe ndihma të tjera të nevojshme. Zona problematike nga ngricat janë Bulqiza, Burreli e Dibra. Tek Rruga e Kombit në zonën e Skurajt ka probleme për shkak të prurjeve të shumta të lumenjve”, tha ai.

Në Kukës, raportoi Prençi, ka probleme nga ngricat në zonat e Zapod, Tropojan, Arren..etj. Kompanitë e mirëmbajtjes janë lajmëruar për të marrë masa për zhbllokimin e rrugëve në kohë”, tha Kreu i Emergjencave Civile, gjatë një emisioni televiziv.

Rënia e temperaturave ka sjellë ngrica në shumë zona të vendit, të cilat kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin rrugor dhe jo vetëm.

SHKARKO APP