Prerja e pyjeve dhe zjarret, alarmohet Inspektoriati i Mjedisit në Dibër: Duhet angazhim maksimal
Prerjet e paligjshme të pyjeve si dhe zjarret e ditëve të fundit në Bulqizë kanë vënë në alarm Inspektoriatin Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve.
Kryeinspektori për Qarkun Dibër, Lutfi Miftari kërkoi angazhim të plotë të strukturave përkatëse.
Lutfi Miftari: Duhet të bëhet një punë më kontrolluese dhe bindëse nga ana e bashkive, por edhe nga inspektorati lidhur me zjarret, pasi zjarret kanë një shkak dhe shkaku është njeriu.
Dy ditë më parë në Bulqizë u dogjën mbi 50 ha pyje, ku si pasojë e dy vatrave të zjarrit u rrezikuan edhe zonat e banuara.
Mbetjet mbeten një tjetër shqetësim për Myftarin, i cili u bëri thirrje bashkive që të marrin masa për të zgjidhur situatën.
Lutfi Miftari: I bëj thirrje gjithë bashkive të qarkut që të bëjnë një studim të posaçëm lidhur me menaxhimin e integruar të mbetjeve urbane dhe inerteve.
Ndotja e mjedisit dhe shkatërrimi i pyjeve mbetet një nga shqetësimet që ngrenë turistët që vizitojnë Shqipërinë.
/Ora News
KOHA JONË SONDAZH

