Presheva plot me foto te Rames
“Presheva Jonë” shkruan se nuk do të mungojë vizita e Ramës në Preshevë dhe se tashmë, në “qytetin e shqiptarëve janë në përfundim e sipër përgatitjet për pritjen e kryeministrit të tyre”.
“Presheva sot është zgjuar me atmosferën, frymën e vizitës së Edi Ramës, ku fotografia e tij ka pushtuar qytetin duke filluar nga gjimnazi “Skënderbeu” e deri në qendër, komuna e Preshevës në Sheshin e Dëshmorëve të UCPMB-së. “I dëshirojmë mirëseardhje kryeministrit tonë, Edi Rama, në Kosovën Lindore”, i ka thënë agjencisë “Presheva Jonë” Jonuz Musliu, kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit.
KOHA JONË SONDAZH

