Presidenca e Traktatit të Energjisë, Balluku: Prioritet, ndërlidhja me rajonin dhe eficenca e energjisë

Ndërlidhja me rrjetet rajonale të energjisë dhe krijimi i një tregu konkurrues, rritja e penetrimit të kapaciteteve të gjenerimit të energjisë nga burime të rinovueshme, promovimi i masave për eficencën e energjisë dhe masat për mbrojtjen e klimës janë disa nga prioritetet Shqipërisë, e cila këtë vit mban presidencën e Traktatit të Kartës së Energjisë, ku bëjnë pjesë 53 shtete.

Prioritete janë bërë të ditura nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila priti në një takim sekretarin e përgjithshëm të këtij traktati.

“Sot kam pasur nderin të pres në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë Sekretarin e Përgjithshëm të Energy Charter Urban Rusnák, i cili bëri një vizitë në Shqipëri për të më informuar më tej përsa i përket presidencës që Shqipëria ka gjatë vitit 2019 në Energy Charter. Përfitova nga rasti për ti treguar të gjitha investimet dhe gjithçka që është bërë në fushën e energjisë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana e tij, sekretari i përgjithshëm u shpreh se vendi ynë ka potencial të madh për të luajtur një rol të rëndësishëm në arritjen e një niveli të përgjithshëm të energjisë së gjelbër dhe të rinovueshme në sistemin energjetik të Ballkanit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë vitit 2019 Shqipëria do të organizojë dy takime të mëdha ndërkombëtare në fushën e energjetikës, siç janë Forumi ndërkombëtar i Efiçencës së Energjisë dhe Konferenca Ministeriale e Energy Charter që do të ketë në fokus diversifikimin e burimeve energjetike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?