Presidenca sllovene e BE-së, do kërkojë heqjen e vetos bullgare që mban peng Shqipërinë

Presidenca sllovene e BE-së, këtë të martë do të kërkojë heqjen e vetos bullgare që mban peng Shqipërinë, por sidomos Shkupin.

Në një draft të konkluzioneve të përgatitura nga presidenca sllovene e BE-së për këtë takim, merren parasysh edhe raportet e fundit të progresit, të për Komisionit Evropian këto shtete ku thuhet se kushtet për negociatat janë përmbushur. Në këtë dokument rikonfirmohet përkushtimi ndaj procesit të zgjerimit, si politikë kyçe e Bashkimit Evropian.

Presidenca aktuale sllovene e BE-se nënvizon se sundimi i ligjit do të jetë një element kyç, nga i cili do të varet dinamika e përparimit të vendeve të rajonit në procesin e integrimeve evropiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendeve të Ballkanit Perëndimor u bëhet thirrje që të punojnë për bashkëpunim rajonal, sidomos drejt zbatimit të marrëveshjes për tregun e përbashkët rajonal, si dhe të punojnë për pajtim dhe fqinjësi të mirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?