Presidenca sllovene insiston: Hapni negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë

Ministrat e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, këtë të martë kanë diskutuar për procesin e zgjerimit dhe të Stabilizim Asociimit. Në takimin e Këshillit të çështjeve të përgjithshme, ministrat përsëritën përkushtimin e tyre ndaj procesit të zgjerimit, që sipas tyre, mbetet politika kyçe e BE-së. Gjatë diskutimit nuk është arritur pajtimi i të gjitha shteteve anëtare për miratimin e konkluzave, pasi disa shtete kanë pasur vërejtje.

Bullgaria ka vazhduar të kërkojë që në dokumente të BE-së të futen edhe kërkesat e saja për problemet bilaterale që ka me Maqedoninë e Veriut. Greqia dhe Qiproja kanë pasur vërejtje për pjesën e tekstit që flet për Turqinë, ndërkaq Kroacia ka pasur vërejte për pjesën e tekstit që i kushtohet reformës zgjedhore në Bosnjë e Hercegovinë.

Presidenca sllovene e BE-së insiston që deri në fund të këtij viti të hapen negociatat e anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, ndonëse një mundësi e tillë duket pak e arritshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse shtetet e BE-së nuk arrijnë pajtim për versionin e ri të tekstit, që mund të dalë gjatë ditës, atëherë konkluzat do të publikohen si “konkluza të Presidencës sllovene të BE-së”. Nëse ndodh kështu, atëherë konkluzat do të jenë më shumë një porosi politike sesa një dokument i përbashkët i Këshillit të BE-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në draftin e konkluzave thuhet se procesi i zgjerimit të bllokut evropian është një investim në paqe, demokraci, prosperitet, siguri dhe stabilitet në Evropë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?