President jo konsensual, Boçi: Rama realizoi proces tallës me një pjesë të opozitës

Me shumë gjasa, Presidenti i ri nuk do të jetë konsensual. Raundi i tretë për zgjedhjen e kreut të ri me shumicë të cilësuar dështoi, pasi PD-ja nuk depozitoi asnjë kandidaturë.

Deputeti demokrat, Luçiano Boçi thotë se kjo ishte e pritshme pasi sipas tij, kryeministri Edi Rama e kishte shprehur që në fillim dëshirën për të pasur një President që nuk vinte nga opozita.

”Ishte dëshira e Ramës që u realizua me djegien e raundit të tretë. Rama realizoi një teatër tallës me një pjesë të opozitës dhe ja ku është përfundimi. Nuk ka asnjë emër të propozuar nga opozita. Nuk ka negociata. Balla vetë ishin shprehur se nuk donin një kandidat të propozuar nga opozita, pasi kishin sjellë në vëmendje shembullin e zotit Meta”.

SHKARKO APP