President Kombëtar? Paloka: Rama ul të mbathurat

Pas deklaratave të Ramës në Parlamentin e Kosovës për një President kombëtar, ka reaguar nënkryetari i PD-së në kuvend, Edi Paloka. Në një status në Facebook, Paloka e quan pa vlerë, ndërsa akuzon Ramën se deklarata të tilla i bën në dëm të shqiptarëve.

”Kllouni! Pasi ul të mbathurat në çdo rast e akt ku realisht mbrohen interesat e shqiptarëve, del e bën deklarata bombastike pa asnjë vlerë praktike e që madje mund të dëmtojne interesat e shqiptarëve kudo që jetojnë”,-shkruan Paloka.

Reagimi i Edi Palokës

Swiss Digital Desktop Reklama

Kllouni! Pasi ul të mbathurat në çdo rast e akt ku realisht mbrohen interesat e shqiptarëve, del e bën deklarata bombastike pa asnjë vlerë praktike e që madje mund të dëmtojne interesat e shqiptarëve kudo që jetojnë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të gjithë e mbajnë mend se si me deklarata boshe nacionaliste i çoi marrëdhëniet me Greqinë në krizë e në mënyrë krejt të panevojshme. Por në momentin e parë që ju desh të veprojë e jo të flasë uli të mbathurat si për varrezat e ushtarëve, për detin dhe për Çamërinë.

Të njejtën gjë bën me Kosovën. Bente shoë me mbledhje të përbashkëta qeverie, pa asnjë vlere praktike e reale, po ndërkohe puthej e lëpihej me Vuçiç. Deklaronte gjoja “me guxim” në Serbi se Kosova është e pavarur , (a thua se po mos e deklaronte ky, Kosova do humbte pavarsinë ) po ndërkohe nga dashuria Rama-Vuçiç përfitonte Serbia që hapte negociatat .

Sot ben nje deklarate tjeter bombastike për “President të përbashket me Kosovën “. Të shohim ku do ti uli mbathjet këtë herë në dem të shqiptareve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?