Presidenti austriak vizitë në Tiranë, do të pritet nga homologu Begaj

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj pret ditën e nesërme në një vizitë zyrtare Presidentin e Austrisë, Alexandër Van der Bellen. Lajmi është konfirmuar nga Presidenca, teksa përmes një njoftimi për mediet është bërë me dije edhe agjenda që do të ndiqet Van der Bellen.

Agjenda e vizitës:

10:30 – Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës.

Swiss Digital Desktop Reklama

11:45 – Deklarata për media e dy Presidentëve duke vijuar më tej me një Konferencë të përbashkët për media.

Swiss Digital Mobile Reklama

17:00- Do të zhvillohet Forumi Ekonomik në Hotel Rogner (Antigonea 2), ku të dy Presidentët do të mbajnë gjithashtu fjalën përkatëse.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?