Presidenti Bajram Begaj dënon sulmin fizik ndaj Berishës: Liria e tubimeve, e drejtë kushtetuese
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, dënon ashpër sulmin fizik të ndodhur gjatë protestës së sotme të opozitës ndaj Sali Berisha, deputet i Kuvendit, ish-President dhe ish-kryeministër i Republikës.
Presidenti Begaj i konsideron këto akte të papranueshme dhe që bien ndesh me parimet e demokracisë dhe zhvillimin e protestave paqësore.
Kreu i Shtetit inkurajon autoritetet të hetojnë këtë rast dhune dhe të zbardhin sa më shpejt dinamikat e ngjarjes.
”Liria e fjalës dhe tubimeve paqësore janë e drejtë kushtetuese dhe si të tilla duhet të garantohen dhe mbrohen”.