Presidenti Bajram Begaj: Nuk pranoj Republikë Srpska në Kosovë
”Shqipëria nuk do të pranojë një Republikë Srpska në Kosovë”,-tha Presidenti Bajram Begaj dhe për të marrëveshja Kosovë-Serbi duket të shkoj drejt normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve.
“Në asnjë rast, në asnjë rrethanë, nuk do të pranojë një Republikë Srpska në Kosovë. Dhe mesa di nuk është mbështetur as nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që janë një partner i yni”, tha më tej kreu i shtetit.
Deklarata e Begajt u bë gjatë takimit me homologun austriak, Von Der Bella, i cili u ndal tek procesi integrues i Shqipërisë.