Presidenti Bajram Begaj vlerësohet si ”Qytetar Nderi” i arbëreshëve të Kalabrisë
Presidenti Bajram Begaj nga dita e sotme është “Qytetar Nderi” i arbëreshëve të Kalabrisë. Këtë titull ia dhuroi Pallagorio, komunë në Provincën e Krotones. Këshilli i kësaj komune i drejtuar nga kryebashkiaku Umberto Lorecchio, vendosi me unanimet të plotë të nderojë Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, me titullin “Qytetar Nderi”, i Pallagorios.
Begaj shprehu mirënjohjen e tij më të thellë duke theksuar se, e çmon jashtëzakonisht respektin dhe vlerësimin e tyre. ”Ju siguroj që do të vijoj angazhimin tim e të institucionit që drejtoj, për të zhvilluar më tej marrëdhëniet midis arbëreshëve dhe shqiptarëve”,-tha Begaj.
Kryetari i shtetit e cilësoi nderimin e sotëm nga arbëreshët e Pallagorios, ”si një nga momentet në jetë që të shënjon shumë fort, të lë mbresa të pashlyeshme, por edhe është një përgjegjësi dhe angazhim për të vijuar nismat për Arbërinë”.

KOHA JONË SONDAZH

