Presidenti Begaj i bashkohet Instagramit, pyet qytetarët: Çfarë u mungon të rinjve në Shqipëri në krahasim me ata jashtë?

Presidenti i ri i vendit, Bajram Begaj është bërë pjesë e rrjeteve sociale. Në një postim në Instagram, Presidenti shtron pyetjen e parë për ndjekësit. ”Çfarë u mungon të rinjve në Shqipëri në krahasim me ata jashtë?”.

Menjëherë pas marrjes së detyrës, Begaj ka ndryshuar faqen e presidencës në uebsite duke vendosur një foto ku shfaqet krah bashkëshortes Armanda Begaj dhe djemve të tyre.

Po ashtu është fshirë çdo material të presidentit të mëparshëm Ilir Meta duke nisur nga fjalimet, intervistat apo foto galeritë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bajram Begaj (@bajram_begaj)

SHKARKO APP