Presidenti Begaj lëviz nga Presidenca. Nesër do të jetë në Shkodër, takim me kryebashkiakun e PD-së

Presidenti Bajram Begaj, ka nisur të jetë më shumë aktiv në politikë. Mësohet se nesër do të jetë në Shkodër për të zhvilluar një takim me kryebashkiakun e PD-së, Bardh Spahia.

Kjo vizitë vjen pak orë pasi presidenti ka nisur konsultimet me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen vitin që vjen.

Sa i takon zgjedhjeve lokale, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kanë rënë dakord që të dilet me kandidatë të përbashkët.

Kurse Partia Socialiste ka konfirmuar vetëm Tiranën ku pritet të rikandidojë Erion Veliaj, dhe jo si kandidat në Vlorë kryetarin aktual, Dritan Lelin.

SHKARKO APP