Presidenti Begaj pret delegacionin e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut: Vlerësoj promovimin e harmonisë ndërfetare

Presidenti Bajram Begaj priti sot në një takim delegacionin e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, të kryesuar nga kryetari, Shaqir ef.Fetai.

Kreu i shtetit i uroi për Muajin e Shenjtë të Ramazanit dhe vlerësoi rolin e kësaj bashkësie në ruajtjen e transmetimin e vlerave më të spikatura të shqiptarisë, si edhe atë të promotorëve të harmonisë ndërfetare.

”Takim shumë miqësor sot me delegacionin e Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të kryesuar nga Kryetari, H.Hfz. Shaqir ef.Fetai. I urova për Muajin e Shenjtë të Ramazanit dhe vlerësova rolin e kësaj bashkësie në ruajtjen e transmetimin e vlerave më të spikatura të shqiptarisë, si edhe atë të promotorëve të harmonisë ndërfetare”,-shkruan Presidenti Begaj në një postim në Facebook.

Në 23 mars besimtarët myslimanë nisën Muajin e Madhërishëm të Ramazanit, të cilët mbajnë agjërim, një nga 5 kushtet e islamit.

SHKARKO APP