Presidenti Begaj pret kryeministrin kroat: Mbështetje për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka pritur këtë të martë në një takim kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković, i cili isht edhe pjesë e samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Kreu i shtetit thekson përmes një postimi në facebook, se me Kroacinë jemi të angazhuar për zgjerimin e bashkëpunimit. ”Mirëpresimin mbështetjen për procesin e integrimit të Shqipërisë në familjen evropiane”.
Postimi i plotë nga Presidenti Bajram Begaj
Vlerësova marrëdhëniet shumë të mira të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Koracisë gjatë një takimi sot me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković.
Me Kroacinë kemi patur një rrugëtim të përbashkët drejt anëtarësimit në NATO, ndërsa sot kontribuojmë me të gjitha kapacitetet politike e diplomatike për garantimin e paqes dhe të sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Jemi të angazhuar për zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe mirëpresimin mbështetjen e Kroacisë për procesin e integrimit të Shqipërisë në familjen evropiane.
Vijimi i dialogut midis Kosovës dhe Serbisë dhe arritja e një zgjidhjeje të qëndrueshme është e domosdoshme. Një gjë e tillë i kontribuon stabilitetit dhe i hap rrugë zhvillimit të mëtejshëm në rajon.