Presidenti Begaj: Shqipëria është një zë i fortë në mbrojtje të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

Presidenti Bajram Begaj, priti sot në një takim kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani. Biseda u fokusua në çështjet që shqetësojnë shqiptarët e Preshevës, mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore që u takojnë, si edhe mbështetjen për zhvillimin ekonomik të tyre.

Presidenti i Republikës siguroi Kryetaren e Komunës së Preshevës se Shqipëria ka qenë dhe do të mbetet zëri i shqiptarëve në Preshevë, në Bujanoc e Medvegjë. “Do të vijoj të bëj prezent në të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe në të gjitha takimet e mia me partnerët shqetësimet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në mbrojtje të të drejtave të tyre”, u shpreh Begaj.

Në takim u theksua angazhimi i Shqipërisë në betejën kundër pasivizimit të adresave të shqiptarëve që jetojnë në Serbi, e cila sjell mohimin e të drejtave themelore të tyre, nga e drejta e votës, deri te kujdesi shëndetësor, arsimimi dhe përfaqësimi i shqiptarëve në institucionet e vendit ku jetojnë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i Shtetit përgëzoi gjithashtu, futjen në progresraportin e Bashkimit Evropian të problematikave në Luginë, përpjekjet për dërgimin e çështjes në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe pranimin e padisë nga ky organizëm për pasivizimin e adresave, si një hap i rëndësishëm drejt vendosjes së drejtësisë mbi respektimin e të drejtave themelore të qytetarëve shqiptarë në Serbi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kreu i shtetit vlerësoi sensibilizimin që po i bëjnë kësaj çështjeje ligjvënësit amerikanë, të cilët po kërkojnë shqyrtimin e këtyre shqetësimeve nga DASH. Presidenti Begaj vlerësoi se çështjet që lidhen me identitetin tonë kombëtar dhe kulturor duhet të bëjnë bashkë faktorët në Luginën e Preshevës duke këshilluar forcimin e bashkëpunimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?