Presidenti Begaj: U prehtë në paqe Mimika Luca! Trashëgimia artistike, një pasuri që publiku do të çmojë përgjithmonë

Aktorja e njohur e skenës shqiptare, Mimika Luca ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare.

Presidenti Bajram Begaj teksa ka shprehur ngushëllimet familjes, thekson përmes një postimi në Facebook, se trashëgimia artistike e aktores është një pasuri që publiku shqiptar e ka çmuar dhe do të vazhdojë ta çmojë përgjithmonë.

”U prehtë në paqe Mimika Luca. Trashëgimia artistike e Mimika Lucës është një pasuri që publiku shqiptar e ka çmuar dhe do të vazhdojë ta çmojë përgjithmonë’‘,-shkruan kreu i shtetit.

Luca e cila ka interpretuar më shumë se 30 role gjatë karrierës së saj 15-vjeçare njihen si një ndër ikonat e viteve të arta të kinematografisë shqiptare.

SHKARKO APP