Presidenti Begaj uron Kosovën: Sa më shpejt anëtare me të drejta të plota në KiE
Presidenti Bajram Begaj, ka uruar për mbylljen me sukses të fazës së parë të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Euorpës.
Ai ka përshëndetur vendimin e Komitetit të Ministrave, për kalimin në Asamblenë Parlamentare të kërkesës legjitime të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe ka uruar që ajo të jetë sa më shpejtë anëtare me të drejta të plota në KiE.
“Përshëndes vendimin e Komitetit të Ministrave, për kalimin në Asamblenë Parlamentare të kërkesës legjitime të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Urime Kosovë dhe sa më shpejt anëtare me të drejta të plota në KiE!”,-shkruan në Facebook presidenti Bajram Begaj.