Presidenti Biden flet i prerë: Nuk do të bëjmë luftë ndaj Rusisë në Ukrainë

Presidenti i SHBA-së Joe Biden, e thekson edhe njëherë prerë se nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë, për të luftuar kundër Rusisë.

“Dua të jem shumë i qartë: ne do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s, me të gjithë forcën tonë. Ne nuk do të bëjmë luftë ndaj Rusisë në Ukrainë. Një përballje direkte mes NATO-s dhe Rusisë do të thotë Luftë e Tretë Botërore”.

Presidenti amerikan ka përsëritur shpesh se nuk e çon nëpër mend që të dërgojë trupa ushtarake për t’u përballur me Rusinë, por do ta godasë atë vetëm me sanksione.

“Ne po bëjmë gjithashtu një hap të mëtejshëm, duke braktisur importet e mallrave nga disa sektorë të rëndësishëm të ekonomisë ruse, duke përfshirë ushqimet e detit, vodkën dhe diamantet. Ne do të vazhdojmë të shtrydhim Putinin”.

SHKARKO APP