Presidenti dekoron ambasadoren Rosemary Di Carlo dhe rabinin Artur Schneier

Nё vijim tё vizitës tё tij në Nju-Jork, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani në prani të diplomatëve amerikanë, personaliteteve të ndryshme politike, akademike dhe shoqërore të Nju-Jorkut, dekoroi Ambasadoren amerikane Rosemari A. Di Carlo me Dekoratën “Gjergj Kastriot Skënderbeu” me këtë motivacion: 

“Në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje të thellë për kontributin e saj të spikatur politik dhe diplomatik në thellimin dhe forcimin e marrëdhënieve historike dhe tradicionale amerikano-shqiptare si dhe për përparimin e çështjes shqiptare, sidomos të fitimit të mëvetësisë së Kosovës”, si dhe rabinin Arthur Schneier me Dekoratën “Për merita të veçanta civile”: 

“Në shenjë vlerësimi për kontributin dhe punën e tij të palodhur e të pakursyer çerekshekullore në favor të paqes, mirëkuptimit dhe tolerancës, në mbrojtje të çështjes shqiptare dhe farkëtimit të lidhjeve historike, dhe bashkëpunimit mes shqiptarëve dhe hebrenjve.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?