Presidenti dhe Zonja e Parë urojnë:Gëzuar Vitin e Ri 2016!

 

“Sot është nata kur të gjithë shqiptarët mblidhen në familjet e tyre. Kjo natë është një natë gëzimi”.

Sipas Presidentit, urimi i parë shkon për fëmijët e Shqipërisë, por nuk ka harruar dhe një urim për forcat ushtarake në Afganistan.

“Gëzuar gjithë fëmijëve të Shqipërisë, urimi i parë u shkon atyre. Urim i veçantë shkon për forcat tona ushtarake në Afganistan. Urime për familjet shqiptare, për jetimet, të ngujuarit. Sot eshte nata e madhe e bashkimit të solidaritetit njerëzor. Urime për 2016, për një vit të begatë”- ishte urimi i Nishanit.

Në profilin e tij në Facebook, Presidenti Nishani ka  shkruar: "Gëzuar të gjithëve Vitin e Ri 2016! Ju urojmë shëndet dhe të gjitha mirësitë në familjet tuaja."

SHKARKO APP