Presidenti Erdogan ka bërë të ditur se pas lajmit të tërmetit ka biseduar dy herë me kryeministrin Edi Rama

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka bërë të ditur se pas lajmit të tërmetit ka biseduar dy herë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Erdogan theksoi se i ka dërguar ngushëllimet kryeministrit Rama dhe shtoi se Turqia ka dërguar ekipet e saj të kërkim-shpëtimit.

“Gjithë botës islame i bëj thirrje që ta mbështesë Shqipërinë”, shtoi ai,“Mendoj se duhet të jemi pranë Shqipërisë në lidhje me ndërtesat e rrënuara, gjë e cila veçanërisht është detyra e Organizatës Islamike për Zhvillim.”

“Besoj se është shumë e dobishme që të hedhim këtë hap. Kjo është një detyrë vëllazërie, ka dobi në hedhjen e këtij hapi”, deklaroi Erdogan.

Shqipëria dje u godit nga dy tërmete të fuqishme me epiqendër në Durrës në orën 3:55 me magnitudë 6.3 ballë në thellësi prej 10 kilometrash dhe më vonë me një magnitudë 5 ballë në Kepin e Rodonit.

tch

SHKARKO APP