“Presidenti është në kërkim të një komardareje”, Meta i përgjigjet Ramës nga Vlora: Shyqyr që nuk isha këtu…

Presidenti Ilir Meta ka folur nga Selenica në lidhje me thumbimet e kryeministrit Rama për situatën e përmbytjeve në vend. Në një konfenrencë për gazetarët, Meta iu përgjigj duke thënë:

“Jam me fat që nuk isha në Vlorë kur ndodhi përmbytja e madhe se as komerdarja s’më shpëton mua dhe shyqyr që keni shpëtuar të gjithë. Sa i përket kryeministrit, dihej që do vinte kur të dilte dielli.”

Përgjigja e Ramës erdhi pas akuzave të Metës se qeveria nuk po i përgjigjej sic duhet situatës së përmbytjes dhe kërkoi reagim të shpejtë nga qeveria dhe jo propagandë, në mënyrë që të merren masa për familjet dhe banorët e izoluar.

Ndërkohë, Rama iu përgjigj: “Presidenti është në hall, Meta është në kërkim të një ‘komerdareje’. Kudo ku sheh ujë, shkon për të gjetur ‘komerdaren’, nuk e ndihmoj dot, punë  e tij”.

SHKARKO APP