Presidenti francez: Do takohem me Obamen dhe Putin per te shkaterruar ISIS

 

 

 Presidenti i Francës Hollande para deputeteve tha se vendi është në Luftë pas sulmeve të së premtes në Paris dhe sipas tij, vendi nuk do të jetë përgjegjës thjesht për të përmbajtur kërcënimin e IS, por i angazhuar për ta shkatërruar atë.

“Franca është në luftë. Këta vrasës nuk përfaqësojnë qytetërimin. Franca zotohet jo vetëm të luftojë, por të shkatërrojë të ashtuquajturin ISIS dhe për këtë do të përshkallëzojmë sulmet në javët e ardhshme”, deklaroi Hollande. Ai do te beje gjithcka per bashkuar forcat per ta shkaterruar shtetin islamik.

Presidenti Francez tha se në ditët në vijim do të ketë një takim me Barack Obamën dhe Vladimir Putin, në lidhje me masat që do të meren për të luftuar ISIS. Hollande ka shtuar se Franca do të intensifikojë sulmet e saj drejt xhihadistëve dhe Shtetit Islamik.

Hollande ka shtuar po aq se do të kërkojë edhe një mbledhje urgjente  të Kombeve të Bashkuara për të adresuar çështjen e reagimit ndaj ISIS.

Siç ishte dhe paralajmëruar ditën e djeshme, Hollande shtroi kërkesën e tij drejt ligjbërësve për të shtrirë gjëndjen e emergjencës në vend për një periudhë prej 3 muajsh.Presidenti i ka kërkuar anëtarëve të kongresit që të ndryshojnë Kushtetutën e vendit, në mënyrë që ti jepet më shumë pushtet autoriteteve për të përjashtuar nga vendi më shpejt personat që përbëjnë rrezik për rendin publik.“Besoj se ne duhet të ndryshojmë Kushtetutën tonë, në mënyrë që t’i lejojmë vetes që të luftojmë në mënyrë më efiçente terrorizmin.” -tha Hollande. Ne ditet ne vijim po pergatiten qindra avion per te dedhur bomba mbi shtetin islamik. 

 

SHKARKO APP